More info
Our instagram



“Almotech” vlerësohet me Çmimin e ‘Moblitetit te Vitit’ prej ICT Awards 2019

Edicioni i 7- i ICT Awards mbylli siparin e tij ditën e hënë, datë 30 prill 2019 në Tiranë. Duke pasuar një fushatë intensive për thirrjen për konkurim, prezantimet e kritereve e standarteve, si dhe të shembujve të suksesit në vite, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të ideve novatore pjesëmarrëse nga pjesëtarë të komunitetit të ICT-së, shpalli gjatë një ceremonie Gala në Tiranë, fituesit e cmimeve në shtatë kategori për vitin 2019.


Kompania ‘Almotech’, përfaqësuar me një nga produktet risi te realizuar rishtazi ‘Kalipso’, konkuroi në kategorinë “mobiliteti i vitit” renditur krahas dy bashkëfinalistëve të tjerë me propozime shumë cilësore dhe me impakt në komunitet. ‘Kalipso’ është një B2B solution që synon t’u shërbejë operatorëve të industrisë së turizmit dhe përmes tyre, edhe publikut të interesuar për të zbuluar e shijuar shumëllojshmëritë e bukurive natyrore, traditën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare - për më shumë informacion, vizitoni kalipso.co


Mes emocionesh dhe duartrokitjesh, ka qënë një kënaqësi e rralë kur i ftuari, z. Valdrin Lluka, Ministër per Sipërmarjen i Republikës së Kosovës lexoi vlerësimin e Jurise profesioniste të përbërë prej 13 ekspertësh e personalitetesh, që shpalli Almotech fitues i këtij çmimi për 2019, dorëzuar për z. Erion Çuni, CEO i kompanisë.

Falenderojmë të gjithë kush na ka mbështetur në këtë rrugëtim, e në mënyrë të vecante mirënjohje për përfitimin trajnues e këshillimor përmes programit UK-ALB Tech Hub të Ambasadës së Mbrëtërisë së Bashkuar në Tiranë, si dhe mbeshtetjes së Yunnus Foundation në Shqipëri. “Ky cmim është një inkurajim për të plotësuar më tej misionin e ‘Kalipso’ në Shqipëri, e per ta bërë sa më të vlefshem  për turistët e apasionuar pas natyrë e traditës shqiptare” – shtoi z. Cuni gjatë ceremonies së rastit.

Falenderojmë përzemërsisht ICT Award për organizimin cilësor e profesional të këtij edicioni, si dhe jurine për vlerësimin e cilësisë së propozimit të paraqitur.

Skuadra e Kalipso:





Contact Us

Make
an
offer

Reach out to us if you're interested about one of the products or services we offer.

ContactClick Me Contact