More info
Our instagram



“Kalipso” përfaqëson një komunitet të ndërtuar për qëllim organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve turistike në vend, gjithashtu zbulimin dhe eksplorimin e destinacioneve te shumta që ofron territori Shqiptar.

 

Të gjithë udhërrëfyesit turistikë mund të regjistrohen në faqen e Kalipso-s, të krijojnë profilin e tyre dhe të postojne të gjitha udhetimet që ata mund te kryejnë. Ajo çka Kalipso u ofron, është një platformë për menaxhimin e tureve dhe udhëtimeve, kalendarit, turisteve, vendnodhjeve etj. E gjithë kjo sjell një eficencë të lartë në punën e udhërrëfyesit duke i dhënë atyre më shumë hapesirë për tu zhvilluar me tej në profesionin e tyre. Lehtësisht çdo udhërrëfyes mund të lidhë profilin e tyre me një operator për menaxhim më të lehtë të udhetimeve ose të operojë në menyrë individuale. Në çdo rast ngarkimi i te dhënave dhe detajeve (p.sh. certifikimi, gjuha, territori etj.) mund të bëhen nga paneli i menaxhimit. Kalipso u jep mundësinë gjithashtu të gjithë udhërrëfyesëve të punesohen në mënyrë individuale për udhetime të personalizuara sipas turisteve.