More info
Our instagram




Sistemi i menaxhimit të magazinës është një sistem online që i lejon biznesit të kontrollojë dhe administrojë operacionet e magazinës nga koha kur mallrat ose materialet hynë në magazinë derisa të zhvendosen. Operacionet në një magazinë përfshijnë menaxhimin e inventarit, proçeset e mbledhjes dhe auditimin.


Po ashtu, ky sistem është i integruar dhe me një sistem shpërndarjeje me shumicë apo pakicë. Çka do të thotë, ky sistem mund të ofrojë shikueshmëri në inventarin e biznesit në çdo kohë dhe vënd, qoftë në një vënd të caktuar ose në lëvizje. Njëkohësisht mund të menaxhojë operacionet e zinxhirit të furnizimit nga prodhuesi ose shitësi me shumicë në magazinë, pastaj në një qëndër shitësish ose shpërndarjeje.


Për klientin e biznesit, janë në dispozicion aplikacionet mobile iOS dhe Android nga të cilat klientët mund të bëjnë porosi për produktet që duan, sasinë, kohën dhe vendndodhjen. Përveç kësaj, ky sistem mund të dizenjohet ose konfigurohet posaçerisht për llojet e mallrave që biznesi shet; për shembull, një shitës me pakicë sportive do të kishte kërkesa të ndryshme nga një shpërndarës ushqimor me shumicë.



Avantazhet dhe përfitimet ekonomike


Një sistem i menaxhimit të dyqanit shpërndarës do t'ju lejojë të rrisni numrin e produkteve në proçes me të njejtin numer punonjësish. Kjo do të ndihmojë eliminimin e ngatërresave të stokut. Informacioni në kohë reale do të lejojë marrjen e vendimeve më të mira brenda biznesit, dhe me një qasje të mirë ndaj sistemit, një biznes mund të përshtatet shumë më shpejt me ndryshimet ekonomike dhe te tregut.


Edhe pse ky sistem është një investim në vetvete, ai tenton të unifikojë kostot që do tju shfaqen në lidhje me teknologjinë. Në vend qe të shpenzoni burime në sisteme të shumta që të gjithë kanë nevojë, infrastrukturën, ekipet mbështetëse dhe licencat, mund t'i përqëndroni të gjitha këto shpenzime në një sistem të vetëm gjithëpërfshirës.


Një nga avantazhet më të mëdha të sistemit është përbërja e tij modulare dhe implementimi “on cloud”. Ne këtë mënyrë, kompania juaj mund të zgjedhë se cilat elemente punojnë më mirë dhe mund të lenë atë që nuk ju nevojitet dhe mund të aksesohet kudo qe ndodheni dhe keni lidhje në internet. Moduli i marketingut në sistem i zgjidh biznesit një pjesë të madhe të problemeve duke e afruar atë më pranë klientëve, nëpërmjet website, reklamave dhe rrjeteve sociale.


Ky sistem mund të zvogëlojë kohën dhe përpjekjet e kerkuara nga punonjësit për të kryer aktivitetet e tyre të përditshme. Zbatuar siç duhet, mund të zvogëlojë ose eleminoje në masë të madhe proçeset manuale përsëritëse, duke çliruar kështu anëtaret e skuadrës për t'u fokusuar më shumë në detyrat që prekin të ardhurat. Sistemi gjithashtu mund të ndihmojë në miratimin dhe zbatimin e proceseve të praktikave më të mira te industrise, duke harmonizuar të gjitha veprimet në të gjithë ndërmarrjen.




Contact Us

Make
an
offer

Reach out to us if you're interested about one of the products or services we offer.

ContactClick Me Contact